16 Janar 2025

Aktakuzë kundër tre personave për marrja e ryshfetit

Prishtinë, 17 nëntor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve: V.B., I.K. dhe I.S. për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe  “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas aktakuzës në periudhën kohore maj – gusht 2015, e pandehura V.B. në cilësinë e prokurores së shtetit pranë Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e saj duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitoj dobi për vete.

E pandehura në mënyrë të tërthortë ka kërkuar dhe pranuar dhuratë për vete, në kundërshtim me detyrën e saj zyrtare, në atë mënyrë që në bashkëpunim me të pandehurin I.K., duke vepruar si prokurore në një çështjen penale, në shkëmbim të lirimit nga masa e paraburgimit të të pandehurve në atë rast, ka kërkuar dhe ka marr nga familja e tyre, përmes të pandehurit, I.K. shumën e të hollave në vlerë prej 10.000 €.

Poashtu, e njëjta me datë 21.08.2015, në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale ka përpiluar kërkesën për kthimin e sendeve të sekuestruara përkohësisht nga të pandehurit e rastit të njëjtë, në shkëmbim të shumës së të hollave prej 22.000,00 euro.

Kjo shumë ishte dorëzuar tek I.S. dhe më pas ishte përcjellë tek i pandehuri I.K. me destinim përfundimtar tek e pandehura V.B. Të pandehurës V.B. gjatë udhëtimit për në Austri, më datë 22.08.2015, në pikë kalimin kufitar “Merdare”, i janë gjetur në posedim shuma e të hollave prej 5.000 €, të gjitha bankënota të Policisë, pjesë e shumës prej 22.000,00 euro.

Me këto veprime e pandehura V.B. ka kryer veprën penale, “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 428, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, sipas aktakuzës në periudhën kohore maj - gusht 2015, të pandehurit I.K. dhe I.S. në bashkëkryerje dhe në bashkëpunim mes vete, kanë luajtur rolin e ndërmjetësuesit dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kanë pranuar dhuratë për vete dhe për personin tjetër në mënyrë që të ushtrojnë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, përkatësisht të prokurores, tani të pandehurës V.B.

Me këto veprime në bashkëkryerje të pandehurit I.K. dhe I.S. kanë kryer veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit”, sipas nenit 431, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të dënohen sipas ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)