18 Janar 2025

Aktakuzë kundër të L.R. për pjesëmarrje në grupe terroriste

Prishtinë, 14 korrik - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L. R., për shkak se ka kryer vepër penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të KPK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri më gjashtë (6) korrik  të vitit 2014, me qëllim të bashkimit në organizatën terroriste ISIS, kishte shkuar në Turqi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në linjën Prishtinë – Stamboll.

Ndërsa, më datë 11 apo 12 korrik 2014, nën organizimin e disa shtetasve turq kishte kaluar në mënyrë ilegale kufirin Turqi – Siri, dhe është vendosur në një kamp ushtarak në qytetin Jarabulus – Aleppo të Sirisë, i udhëhequr nga grupi terrorist i quajtur “ISIS”, ku ka qëndruar rreth dy javë, dhe gjatë kësaj kohe kishte ndjekur ligjërata mbi Sheriatin dhe rregullat e ISIS-it, dhe më pas ishte dërguar në një kamp ushtarak në qytetin Rakka të Sirisë të udhëhequr po ashtu nga grupi terrorist “ISIS”.

I pandehuri L.R., më vonë ishte dërguar në qytetin Falluxha të Irakut, i kontrolluar po ashtu nga grupi terrorist “ISIS”, ku kishte kryer trajnimin ushtarak një ditor mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe më pas me qëllim të ofrimit të ndihmës së parë mjekësore ushtarëve të plagosur ishte dërguar në një nga spitalet e këtij qyteti, dhe gjatë shërbimit të tij si pasojë e sulmeve ajrore mbi objektin e spitalit i njëjti kishte marr plagë të rënda trupore.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)