Aktakuzë kundër të A.Gj për pjesëmarrje në ushtrinë e huaj
Prishtinë, 7 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për shkak se ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj.
Sipas aktakuzës i pandehuri gjatë viteve 2014 2015, duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i organizatës terroriste ISIS.
Po ashtu, policia Gjermani me datë 18 prill të vitit 2015 e ka depërtuar për në Kosovë, ku edhe më tutje i nxitur nga ideologjia e lartë cekur, më datë 11 dhjetor 2015, nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar për në Turqi, duke u fshehur si anëtar i OJQ-së, LIZA-R, ashtu që është ndarë nga grupi dhe ka vazhduar për në Siri, duke ju bashkangjitur grupit të shqiptarëve të cilët luftojnë në radhët e organizatës ISIS.
Ndërkaq, më datë 25 shkurt 2016, me rastin e kalimit ilegal të kufirit dhe hyrjes në Turqi nga Siria është zënë nga autoritetet Turke, me ç rast është paraqitur si shtetas i Rusisë, Ashab Arsayev, i cili është paraburgosur, kurse më datë 5 shtator 2016 është depërtuar për në Kosovë.
Me këto veprime, i pandehuri A.Gj., ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr.05/L-002.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.