16 Janar 2025

Aktakuzë kundër shtatë personave për krim të Organizuar

Prishtinë, 29 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve: XH.D,M.V, XH.B, F.Z dhe B.B, për veprat penale Keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Cenimi i barazisë në ushtrimin  e veprimtarisë ekonomike.

Sipas aktakuzës dy të pandehurit parë XH.D,dhe M.V, së pari kanë lidhur një marrveshje të mirëkuptimit në kunëdrshtim të ligjit të prokurimit publik dhe ligjit mbi menaxhimin e financave publike, ku me atë rast ia kanë mundësuar Kompanisë “Grafo-Loni” përfitimin në mënyrë të kundërligjshme shumën prej mbi 30.000€.

Të pandehurit  e lartcekur, me këtë rast ju pamundësuan bizneseve të tjera, ofertimin, apo përfitimin në rastin konkret duke e favorizuar vetëm një kompani të lartëcekur  dhe më këtë bën cenimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike ndaj kompanive të tjera.

Të  pandehurit e tjerë, XH.B, F.Z dhe B.B, edhe pse marrëveshja e mirëkuptimit e lidhur në mes të dy të pandehurve të lartcekur, ishte e kundërligjshme, lejuan qe të bëhen të gjitha pagesat kompanisë “Grafo-Loni”, nga e cila e njëjta përfitoj në mënyrë të kundërligjshëm shumën mbi 30,000€.

Andaj të pandehurit, XH.D dhe M.V, me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe  cenimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga neni 284 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, ndërsa tre të pandehurit XH.B, F.Z dhe B.B, kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të dënohen sipas ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)