Aktakuzë kundër personit zyrtar për “Keqpërdorim të detyrës“
Ferizaj, 15 mars - Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se Departamenti per Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.S personzyrtar për “Keqpërdorim të detyrës“.
Ngritja e aktakuzes sipas prokurorise është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se pandehuri në muajin shtator të vitit 2017 dhe në muajin prill të vitit 2018 në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore përvete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar kompetencat zyrtare dhe duke i’a shkelur seriozisht të drejtat e personit tjeter, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.