16 Janar 2025

Aktakuzë kundër katër personave për veprën penale të grabitjes

Prizren, 24 shkurt - Prokuroria Themelore në Prizren Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga Prizreni, pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e në lidhje me nenin 31 të KP.

Sipas aktakuzës të pandehurit më datën 06.10.2016, në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i  armatosur duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H., të cilin e kanë detyruar nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe  nga  e njëjta  kanë marrë para në vlerë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej dyzetmijë (40.000) euro duke u larguar nga shtëpia.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e në lidhje me nenin 31 të KP.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)