16 Janar 2025

Aktakuzë, kundër ish shefit të prokurimit në Komunën e Lipjanit

Prishtinë, 29 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur sot  aktakuzë kundër një personi me inicialet R.Z, ish shef i prokurimit në Komunën e Lipjanit.

I pandehuri R.Z, akuzohet për kryerjen e veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së.

Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga i pandehuri gjatë kohës sa i njëjti ishte në pozitën e menaxherit të prokurimit.

R.Z ka shkelë rregullat e Ligjit të Prokurimit Publik me qëllim që një operatori ekonomik ti mundësoj fitimin e tenderit dhe përfitimin material për vete apo personin tjetër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)