02 Maj 2024

Aktakuzë kundër ish gjyqtarit Kolë Pula dhe avokatit Avdullah Robaj

Prishtinë, 23 korrik - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër Kolë Puka, ish gjyqtar në Gjykatën Komunale në Klinë dhe avokatit Avdullah Robaj.

I pandehuri Kolë Puka akuzohet për kryerjen e veprës penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par. 1 lidhur me par. 3 në bashkëkryerje me Avdullah Robaj konform me nenin 23 të KPK-së, e lidhur me veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 i Kodit Penal të Kosovës.

I pandehuri Avdullah Robaj akuzohet për kryerjen e veprës penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par. 1 lidhur me par. 3 në bashkëkryerje me Kolë Puka konform me nenin 23 të KPK-së, lidhur me veprën penale Keqpërdorimi i besimit  nga neni 269 par 1 lidhur me par 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Me kryerjen e veprës penale të pandehurit akuzohen se kanë përfituar më shumë se 71.000,00 euro, duke dëmtuar katër persona.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)