Aktakuzë kundër dy personave lidhur me privatizimin e tokës bujqësore
Prishtinë, 22 maj - Dje, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është parashtruar një aktakuzë me të cilën akuzohen dy persona për veprën Ushtrim i ndikimit.
Pretendimet kanë të bëjnë me privatizimin e 91 hektarëve tokë në zonën e fshatit Muzakaj, Obiliq i cili është bërë në maj 2009.
Dy të pandehurit pretendohet se e kanë pranuar një ofertë me shuma të majme nga një grup prej pesë personave në këmbim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendim-marrje nga ana e personave zyrtarë në kuadër të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për të siguruar që në tenderin e shpallur gjatë procesit të privatizimit të kësaj toke të shpallet fituese oferta e dhënë nga ta.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar prej Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).