25 Dhjetor 2024

Aktakuzë kundër 7 personave për falsifikim të parasë dhe mbajtja të armëve

Prishtinë, 21 shtator - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër shtatë të akuzuarve.

Prokuroria Speciale njofton se kundër gjashtë (6) të akuzuarve me inicialet, E.K., N.G., H.K., Z.K., V.K. dhe V.K., aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale "Falsifikim i parasë" nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, kundër një të akuzuari me inicialet S.K., Prokuroria ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)