27 Dhjetor 2024

Aktakuzë, 20 personave për të shpërdorimit të detyrës zyrtare

Prishtinë, 9 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i ka paraqitur aktakuzë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë kundër 20 personave për vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, shmangie të tatimit, dhënie të ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale dhe veprimtari e pandërgjegjshme në ekonomi.

Për veprat penale shpërdorim i detyrës zyrtare ose i autorizimit janë akuzuar Mehmet Duqi, një kohë drejtor gjeneral e pastaj këshilltar dhe anëtar i bordit të kompanisë së sigurimit \"Dardania”, duke përvetësuar 220.491,26 euro, me të cilat pastaj ka blerë patundshmëri, e me shmangie të tatimit ka dëmtuar Buxhetin e Kosovës për 424.039,02 euro dhe ka përvetësuar edhe automjetet Mercedes E220 D, Audi C4, 80 dhe Audi A3.

Fatos Salihaj, Astrit Dema, Ranadan Myrtar, Mustafë Murselaj, Bislim Haklaj, Arif Lokaj, Arben Sadija, Nexhat Idrizi, Fitim Ramadani, Agim Spahiu, Avdullah Gjjikokaj, Ardian Koci, Shukrije Bekteshi, Shaqë Fetaj, Islam Duqi dhe Lavdi Avllaj akuzohen për veprat penale përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ndërkaq, Bali Mahmuti akuzohet për veprat penale: shpërdorim i detyrës zyrtare  dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. I njëjti akuzohet edhe së bashku me Afërdita Berishën dhe Isak Gjinovcin edhe për veprën penale të mashtrimit në bashkëkryerje.

Afërdita Berisha akuzohet edhe për veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar, ndërsa Isak Gjinovci edhe për veprat penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare  e në bashkëkryerje edhe me Mehmet Duqin akuzohen edhe për veprën penale dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale.

Lidhur me këtë rast hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)