Aktakuzat e para, deri në fund të vitit
Prishtinë, 1 mars - Nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin ti sigurojë mjetet financiare, pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ti ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017.
Gjykata Speciale pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ti ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017, shkruan Zëri.
Kjo do të ndodhë nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin ti sigurojë mjetet financiare. Presidentja Atifete Jahjaga ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën, shtet ky në të cilin do të vendoset Gjykata Speciale.
/Zëri/