AKSP nënshkruan marrëveshje me Finlandën dhe Estoninë
Prishtinë, 9 shtator - Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Policore të Finlandës dhe Akademinë e Estonisë për Siguri Publike.
Këto marrëveshje janë nënshkruar gjatë vizitës zyrtare të drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi në Finlandë dhe Estoni.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është rezultat i Projektit të Binjakëzimit të Komisionit Evropian, të cilin e implementojnë ekspertët e sigurisë publike nga Akademitë përkatëse të Finlandës dhe Estonisë.
Marrëveshja përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve nën-diplomike dhe pas-diplomike, lidhjet e hulumtimit dhe zhvillimit, shkëmbimin dhe vizitat e personelit akademik.
Kjo marrëveshje është e rëndësishme për AKSP-së, për faktin se AKSP është pranuar si partnere reciproke, ka deklaruar drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike pritet që gjatë muajit shtator të aplikojë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim për akreditimin e programit të Fakultetit të Sigurisë Publike nivelin Bachelor dhe këto marrëveshje do të shërbejnë AKSP-së si mbështetje e njohjes ndërkombëtare të vlerave të saja.