AKSP mbanë konferencën e katër ndërkombëtare shkencore
Prishtinë, 16 nëntor - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbanë konferencën e katër ndërkombëtare shkencore.
Konferenca mbahet më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”.
Po ashtu konferenca e cila organizohet në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) zgjatë dy ditë .
Në konferencën marrin pjesë, ekspertë të fushës së sigurisë nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Belgjika, Polonia, Turqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.