30 Janar 2025

AKSP dhe CEPOL nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 24 mars - Akademia e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime dhe Zbatim të Ligjit  (CEPOL), nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për definimin e marrëdhënieve ndërmjet AKSP-së dhe CEPOL-it, duke specifikuar, në veçanti natyrën, shtrirjen dhe mënyrën në të cilën Akademia mund të merr pjesë në punën e  kësaj  agjencie.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni dhe drejtori Ekzekutiv i CEPOL-it, z. Ferenc Banfi.

Ministri i Punëve të Brendshme,  z. Skender Hyseni falënderoi drejtorin Smakiqi për organizimin e kësaj ceremonie, duke vlerësuar se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me CEPOL-in është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe MPB-në përgjithësi.

“Kënaqësia bëhet edhe më e madhe ku sot nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit  me këtë agjenci të Bashkimit Evropian që është marrëveshja e tretë që Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht agjencitë  përkatëse të ministrisë  nënshkruajnë me Bashkimin Evropian”, tha ministri Hyseni

Ministri Hyseni tha  Marrëveshja e Punës me CEPOL-in është e një rëndësie të veçantë në rrafshin e përsosjes së mëtejme të mësimdhënies edhe për Akademinë.
 
“ Ju përgëzoj  të gjithëve që keni punuar për arritjen e kësaj marrëveshje. Falënderoj shumë drejtorin ekzekutiv të CEPOL-it, z. Ferenc Banfi për përkushtimin që kjo marrëveshje të arrihet. Kosova ka bërë shumë në integrimin e policisë dhe institucioneve të saj të sigurisë në arkitekturën e sigurisë, qoftë rajonale qoftë evropiane dhe se është optimist në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”, theksoi ministri Hyseni

Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z. Ismail Smakiqi tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me CEPOL-in është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe zbatuesit e ligjit.  

“Dobitë e kësaj marrëveshje janë; trajnimet, kurset, seminaret, programet e këmbimeve, koorikulat e përbashkëta, hulumtimet shkencore, platforma  E-learning, si dhe  platforma tjera të cilat janë të domosdoshme  për Akademinë”, tha Smakiqi

Drejtori Smakiqi theksoi se akademia është anëtare e shumë rrjeteve të kolegjeve të ndryshme policore, megjithatë nënshkrimi i marrëveshjes së punës me CEPOL-in për Akademinë është e një rëndësi të veçantë.  

Drejtori Ekzekutiv i CEPOL-it, z. Ferenc Banfi tha se CEPOL vitin e kaluar ka kryer trajnime për 80 mijë zyrtarë policorë nga më shumë se 45 vende të ndryshme të botës, ku nga sot  është pjesë  edhe Kosova.

“Jeni të mirëseardhur në familjen tonë dhe ju shprehë falënderimet më të sinqerta me organizimin e kësaj ceremonie dhe mikpritjen e ngrohtë që është impresionuese”, tha Bamfi.

Bashkëpunimi mes Akademisë dhe CIPOL-it do të bëhet duke përfshirë pjesëmarrjen e zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës në sesionet trajnuese të CEPOL dhe të zyrtarëve të zbatimit të ligjit të BE-së që operojnë në fushën e çështjeve të drejtësisë dhe punëve të brendshme në sesionet trajnuese të organizuara nga Akademia thuhet në marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)