03 Maj 2024

Aksion protestues në mbrojtje të shqiptarëve në Mal të Zi

Prishtinë, 4 qershor - Sot, derisa po zhvilloheshin aktivitetet e organizuara në kuadër të Forumit të Miqësisë Kosovë - Mal i Zi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvilluan një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte ku ishte shkruar “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”.

Gjatë këtij aksioni, aktivistët i shpërndan të pranishmëve edhe një trakt ku ishin shënuar disa prej shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Përmbajtja e këtij trakti ishte si në vijim:

Nga shteti i Malit të Zi, shqiptarët sipas Vetëvendosjes nuk trajtohen si të barabartë me të tjerët, diskriminohen në punësim, në investime, janë të shpronësuar me dhunë, e kanë trashëgiminë kulturore të pambrojtur, nuk e kanë të drejtën e arsimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit, nuk kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare dhe arrestohen kur kërkojnë të drejtat e tyre.
 
Disa minuta pas shpalosjes së pankartës dhe pas shpërndarjes së traktit, Policia në mënyrë të padrejtë arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes të cilët po e mbanin pankartën në dorë. Aktivistët u dërguan në stacionin e Policisë së Kosovës në Graçanicë.

Të arrestuar janë Anita Shabani, Etleva Malushaj, Nora Fetoshi dhe Pajtim Demaj.
Ne kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm duke i rikujtuar Policisë së Kosovës se e drejta e protestës është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)