03 Maj 2024

Aksion për eliminimin e qenve endacakë

Mitrovicë, 16 janar - Ankesat e mëdha të qytetarëve për rrezikun nga qentë endacakë e kanë detyruar Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës që organizoj një aksion për eliminimin e tyre.

Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Avni Kastrati, në bazë të  propozimit të drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i cili paraprakisht ka mbajtur një takim me zyrtarë të policisë në Mitrovicë.

Bala tha se ka ankesa të mëdha nga qytetarët, meqë ka kohë që nuk është organizuar ndonjë aksion për eliminimin e qenve endacakë, për shkak të ligjit të miratuar që ndalon eliminimin fizik. Ai thotë se në pamundësi për ndonjë formë tjetër veprimi kanë marrë leje nga Ministria e Punëve të Brendshme që të organizojnë një aksion për eliminimin e qenve endacakë.

Ai thotë se në bazë të vendimit, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i  lejohet  aksioni për eliminimin e qenve të rrezikshëm endacak në zonat urbane dhe rurale të Komunës së Mitrovicës për vitin 2013, prej dt. 19.01.2013 deri me dt. 19.02.2013.

“Gjatë aksionit do të ndërmerren këto veprime: vrasja, grumbullimi i qenve nga vendi i ngordhjes deri te mjeti transportues, transporti deri te vend groposja në Deponinë Regjionale në Koshtovë”.

Poashtu, Bala thotë se do të bëhet  dezinfektimi me gëlqere i qenve të vrarë, shërbimet për transportin e gjahtarëve nga qendra e organizimit deri në lokalitetet e aksionit.

“Eliminimin e qenve endacak do ta bëjë Shoqata e Gjahtarëve Sportiv “Trepça” në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe sipas planit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”.

Duke e arsyetuar vendimin, ai theksoi se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim duke pasur parasysh rrezikimin e sigurisë së qytetarëve nga numri i madh i qenve endacak ka planifikuar pre 19 janar deri 19 shkurt të këtij viti të organizoj aksionin e parë për eliminimin e qenve të rrezikshëm endacak në zonat urbane dhe rurale të Komunës së Mitrovicës.

“Kryetari i Komunës pasi e shqyrtoi propozim-vendimin e DMSH-së dhe e trajtoi atë të arsyeshëm vendosi si për të marrë këtë vendim”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)