Aksion për eliminimin e qenve endacakë

Mitrovicë, 20 mars - Pas ankesave të shumta të qytetarëve, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Mitrovicës ka marrë masa për eliminimin e qenve endacakë.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Shoqatën e Gjahtarëve Sportiv Trepça.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se aksioni për eliminimin e qenve endacak do të filloj me 22.03.2012 dhe do të zgjas deri më 12.04.2012.
Ai njoftoi se ky aksion në qytet do të zhvillohet prej orës 02:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa në periferi dhe në fshatra prej orës 06:00 deri në ora 08:00 të mëngjesit.
Ai theksoi se pronarët e qenve shtëpiak janë të obliguar që gjatë kohës sa do të zgjatë aksioni për eliminimin e qenve endacak të mos i lëshojnë në rrugë qentë e tyre.