Aksidentohet zv. kryeministri Ramë Manaj
Prishtinë, 15 prill - Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramë Manaj është aksidentuar sot në mëngjes herët me makinën e tij zyrtare në rrugën Pejë-Prishtinë.
Makina e Manajt është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rruge pranë fshatit Arllat, bën të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelami. "Në fakt, ka qenë vetaksident", shtoi ai.
Vetura Taureg me të cilin po udhëtonte Manaj, së bashku me tre persona të tjerë, është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rruge.
Sipas informacioneve të para, Manaj dhe personat e tjerë në veturë kanë shpëtuar pa lëndime serioze.