23 Dhjetor 2024

Aksidentohet ministri Bajram Rexhepi

Prishtinë, 12 mars - Vetura zyrtare e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, është përplasur me një veturë zyrtare të EULEX-it.

Aksidenti ka ndodhur në Prishtinë. Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime as ministri që ndodhej në veturë dhe as personi tjetër që ishin në veturën e tij dhe në atë të EU-së.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin ku lidhet rruga e UÇ K-së me rrugën “Galibaldi”.

Vetura zyrtare e ministrit të Punëve të Brendshme është përplasur me një automjet tjetër po ashtu zyrtar me targa të EU-së dhe me shenjën e EULEX-it.

Në asnjërën veturë fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Veturat e ministrit Rexhepi nuk është dëmtuar shumë, ndërsa ajo e EULEX-it dukej të jetë me e dëmtuar.

Pas aksidentit ministri Rexhepi është parë duke dalë nga vetura e tij zyrtare, Audi A6 dhe ka hipur në një veturë tjetër Golf 6 që dukej të ishte një kalimtar rasti dhe jo ndonjë veturë zyrtare.

Për rreth një orë dy veturat e aksidentuara kanë qëndruar në mes të kryqëzimit te semaforët përballë Bankës Qendrore të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)