16 Janar 2025

Aksidentohet kombibusi, 13 pasagjerët përfundojnë në QKU

Podujevë, 9 korrik -  Policia njofton se dje në mbrëmje në fshatin Batllavë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një automjet-kombi.

\"I dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur automjetin të cilin e drejtonte viktima mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime të lehta kanë pësuar 13 persona-pasagjer, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar\", thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në fshatin Suhodoll të Prishtinës në mesditë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. \"I dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër shqiptare, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar\", thuhet në raport.

Po ashtu, në fshatin Palaj në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar 7 persona-pasgjer në vetura, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)