Aksidentohet eskorta e presidentit Pacolli
Prishtinë, 25 shkurt - Mbremë rreth orës 20:00 është aksidentuar eskorta e presidentit Behxhet Pacolli. Aksidenti që raportohet të ketë qenë i lehtë, ka ndodhur afër mensës së studentëve në Prishtinë.
Shkaku i aksidentit thuhet se ka qenë mos mbajtja e distancës së mjaftueshme nga automjeti ku ka qenë presidenti.
Nënkryetari i AKR-së ka thënë se presidenti Pacolli ka qenë në atë makinë, por nuk ka pësuar pasoja.