Aksidentohet autobusi nga Kosova
Kurshumli, 19 korrik - Të paktën 32 udhëtarë kosovarë janë lënduar në një aksident komunikacionit kur një autobus nga Podujeva, i linjës Salzburg-Prishtinë, ka dalë nga rruga afër Rudarës.
Drejtoresha e spitalit në Kurshumli, Uranija Petroviq, i ka thënë agjencisë Beta se 10 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion për rastin.