Aksidenti në Sharcem, një i vdekur dhe katër të lënduar
Prishtinë, 27 nëntor - Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i një incidenti të rënd në fabrikën Sharr Cem në Han të Elezit.
Si rezultat i shembjes së një konstrukti të betonit në hapësirën e Fabrikës së Çimentos Sharrcem në Han të Elezit ka gjetur vdekjen një person, ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Zëdhënësi rajonal i policisë Agim Gashi ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Qendrës Mjekësore të Hanit të Elezit.
Policia nuk e ka bërë të njohur identitetin e viktimës, por thuhet se ai ka qenë punëtorë i kompanisë kontraktore nga Hani i Elezit.
Po ashtu policia dhe zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat 3 punëtorë, teksa po vazhdojnë kërkimet për të katërtin që besohet se ka vdekur.
Këta punëtorë ishin të kontraktuar nga Sharr Cem për të prishur një furrë të vjetër të fabrikës, kur ka ndodhur incidenti.
Incidenti ka ndodhur në fabrikën e Çimentos kur disa punëtorë derisa po rrënonin një objekt të vjetër të fabrikës janë aksidentuar nga shembja e tij. Raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.