Aksidenti në Rrugën e Kombit lë tre të vdekur
Kukës, 14 shtator - Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë vonë në aksin Kukës-Morinë, shumë pranë pikës kufitare.
Aksidenti ndodhi pasi një automjet me targa të Kosovës doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore të saj. Për pasojë, tre persona gjetën vdekjen.
Burime nga policia thanë se dy prej tre personave që udhëtonin vdiqën në vend, ndërsa i treti vdiq rrugës për në spital, transmeton shekulli.
Viktimat janë: Ardita Bytyçi, 22 vjeç, Bujar Sinani, 35 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica, të tre nga Kosova.
Policia tha se shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe pamja e kufizuar për shkak të mjegullës.