22 Dhjetor 2024

Aksidenti në Fushë Arrëz, 14 të vdekur, Shqipëria sot ditë zie

Tiranë, 18 korrik - Qeveria e Shqipërisë shpalli 18 korrikun 2010 ditë zie kombëtare pas aksidentit të rëndë të ndodhur sot në afërsi të Fushë Arrësit ku autobusi i linjës doli nga rruga duke shkaktuar deri tani 14 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Kryeministri Sali Berisha gjatë një vizite tek të plagosurit në spitalin ushtarak tha se ka një angazhim maksimal në operacionin e shpërtimit ndërsa ngushëlloi të afërmit e viktimave. Ai u uroi shërbim të shpejtë personave të plagosur.

Ndërkohë në spitalin ushtarak në Tiranë ku ndodhen të plagosurit ka mbërritur edhe presidenti Bamir Topi.

Ndihem shumë i lënduar për këtë aksident që mori përmasa tragjike. Jam pranë tyre në këto momente të vështira, uroj që të gjithë të plagosurit të dalin nga gjendja e tyre kritike”, tha kreu I shtetit. Ai nënvizoi se e rëndëishme është të thuhet se ka pasur një organizim dhe një solidaritet njerëzor për ngjarjen.

Të plagosurit janë vizituar në spitalin ushtarak edhe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cili e konsideroi ngjarjen si një moment të vështirë për të gjithë.

Drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga aksidenti ka shkuar në 14.

Rëndohet gjendja e 9 vjecarit Erison Perja

Nderkaq rëndohet edhe më shumë gjendja shëndetësore e 9 vjecarit të aksidentuar dje në Fushë Arrëz, Erison Perja.

Vogëlushi ka marrë plagë të renda në mushkëri cka po ndikon në rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore. Transportimi i tij për në Senatorium është i pamundur, prandaj pritet mbërritja e aparaturës së frymëmarrjes në Spitalin Ushtarak.

Ndërkohë, sot do zhvillohet ceremonia motrore e tre anëtarëve të familjes Mustafa, Arben, Lavdie e Merlinda Mustafa. Kjo familje është edhe më e prekura në aksident, pasi dy anëtarë të tjerë Armando e Dona Mustafa janë shtruar në spital. Drejt Pukës janë nisur edhe 4 deputetë socialistë, të cilët do ngushëllojnë familje e viktimave. 

Ekspertët e policisë rrugore, të cilët vijojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik pranë fshatit Domen në Zonën e Fushë-Arrëzit, thonë se kanë parë shenja të forta frenimi.

Paraprakisht zyrtarët thonë jozyrtarisht se ose autobusi i pasagjerëve ka pësuar ndonjë defekt, ose shoferin e mjetit Zef Gjinin e ka zënë gjumi, duke humbur kontrollin.

Për këtë të fundit zyrtarët,por edhe njerëz të njohur të tij, thonë se ishte shofer i përgjegjshëm dhe me eksperiencë. Drejtuesi i automjetit Gjini ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Aktualisht ne morgun e këtij spitali janë 3 viktima, ndërsa trupat e 11 të tjerëve ndodhen në spitalin e Gjegjanit.

Mjekët e Spitalit Ushtarak vijojnë të kenë nën kontroll 10 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Një autobus udhëtarësh doli sot nga rruga dhe perfundoi në humnerë, pranë fshatit Domen në zonën e Fushë-Arrëzit. Numri i viktimave ka arritur në  14 persona, ndërsa 12 të tjerë jane plagosur. Në vendin e aksidentit është krijuar një shtab emergjence.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)