Aksidentalisht shkreh pistoletën, me një plumb dy të plagosur
Prizren, 31 gusht - Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se mbremë rreth orës 20:20 minuta, në rrugën “Vëllezërit Dehiri” , një i dyshuar me gjasë aksidentalisht e ka shkrehur një plumb nga pistoleta me ç ’rast e ka plagosur vetën në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë.
Për trajtimin e lëndimeve është përkujdesur Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren.
Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Waltro” e kalibrit 9mm.
Lidhur me rastin është kryer edhe një bastisje e një shtëpie por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren edhe një herë bënë thirrje që të mos përdorën armët e zjarrit sepse ato vrasin.