Aksident trafiku në Pejë, rezulton me fatalitet
Pejë, 18 prill - Sot rreth orës 05:50 në rrugën e Lugut të Baranit në drejtim të Klinës,gjegjësisht në fshatin Kosuriq komuna Pejë, ka ndodh aksident trafiku i cili ka rezultuar fatal,dhe në ketë aksident ishte i përfshirë vetëm një automjet i udhëtarëve Mercedes me ngjyrë hiri metalike, targa vendore, të cilin e drejtonte viktima Dr.Shyt Shala (1953).
Deri të aksidenti i shkaktuar sipas hetuesve rajonal të komunikacionit rrugor, viktima me automjetin e tij të cekur më lartë ishte duke qarkulluar në rrugën e Lugut Baranit, në drejtim të Klinës.
Gjatë qarkullimit në atë rrugë kur arrin në fshatin Kosuriq me një kthesë humb kontrollin ndaj automjetit, kalon nga ana e djathtë në ate të majtën jashtë rruge, si pasojë e kësaj pëson lëndime të rënda trupore, dhe sipas konstatimit nga mjeku kujdestar QKMF Pejë, kishte vdekur në vendin e aksidentit.
Rastit i është përgjegjur Njësia e Komunikacionit Rrugor-Njësiti për hetime të aksidenteve) në kuadër të DRP Pejë, si dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë,me që edhe janë duke hetuar ketë rast.
Me urdhërin e Prokurorit të shtetit,dhe më kërkesën e familjarëve,trupi i pa jetë ju është liruar familjes për të kryer ceremoninë e varrimit.