Aksident trafiku në Dollc, 3 të vdekur dhe 4 të lëndur
Klinë, 10 qershor - Policia e Kosovës e rajonit të Pejës ka bërë të ditur se sot rreth orës 18:30 është njoftuar për aksidentin në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur në fshatin Dollc Klinë, me çrast në ketë aksident ishin të përfshirë një furgon dhe një kamion me regjistrim vendor.
Njësitë policore të NjRKRR-së si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë prokurori i Krimeve të Përgjithshme në Pejë ku së bashku me hetuesit janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Nga të dhënat e para si pasojë e aksidentit në Spitalin Rajonal në Pejë tre persona kanë ndërruar jetë,ndërsa një tjetër është dërguar për në QKUK Prishtinë kurse tre të tjerë janë në tretman mjekësor pran këtij spitali.
Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes nga prokurori i shtetit dhe hetuesit e njësitit për hetimin e aksidenteve do të njoftoheni për detajet e këtij aksidenti.