Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Landovicë - Prizren
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec - Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë - Prizren.
Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri.
Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje. Viktima është L. Ç i lindur në vitin 2000.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e specializuara të hetimeve rajonale të trafikut, dhe me njoftimin dhe autorizimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.