27 Prill 2024

Aksident trafiku fatal në Magjistralen Pejë – Prishtinë

Prishtinë, 1 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, sot rreth orës 01:00 pas mesnate, në Magjistralen Pejë – Prishtinë, pikërisht përball terminalit doganor,  Njësiti i Komunikacionit Rajonal pran Drejtorisë Rajonale në Pejë i është përgjigjur një aksidenti komunikacionit me fatalitet dhe lendime të rënda trupore, ku ishin të përfshira tri vetura, Mercedes me regjistrim të jashtëm, drejtuar nga D. Q. (1982), femer, e dyshuar,dhe vetura tjetër Audi 89 me targa vendore e drejtuar nga R. Ç. (1987),si dhe  vetura e tretë BMW me regjistrim të jashtëm e drejtuar nga V. L.

Vendit të ngjarjes iu është përgjigjur edhe Prokurori i shtetit,po ashtu edhe Njësiti i zjerrfikësve.

Sipas hetimeve në vendngjarje,mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa e dyshuara D.Q.ishte duke qarkulluar me automjetin e sajë Mercedes në rrugën magjistrale Prishtine - Pejë, mirëpo kur arrin përballë terminalit doganor pikërisht te rruga transit, dëshiron që të kthehet në të majtë për të hyrë në rrugën transit, por ketë veprim e bënë në mënyrë të pa sigurt duke mos e siguruar një veprim të tillë, kështu qe gjate kthimit ja ndërpret rrugën drejtuesit te automjetit (Audi) - viktimës, i cili ne pa mundësi te ndaljes apo shmangies me pjesën e pare te automjetit e kishte goditur automjetin e te dyshuarës ne mesë të anës së djathtë dhe nga goditja automjeti i te dyshuarës kishte shkuar ne te majte të rrugës dhe duke përfunduar  e tëra jashtë rruge.

Gjithashtu automjeti Audi godet edhe një veturën BMW e cila ishte pjesmarrëse e tretë në trafik gjatë asaj kohe, duke lenduar vozitësin e ketij mjeti.

Si pasoj e kësaj te gjitha viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman te duhur mjekësor.

Mirëpo pa shenja jete pas konfirmimit të mjekut në Spitalin Rajonal Pejë kanë arrit, shtetasi k/shqiptar Ramë Ç. 1987  (vozitës i mjetit audi), dhe dy persona tjerë pasangjer në ketë veturë,shtetasit  Abedin J. dhe Isuf  B. të nacionalitetit ashkali.

Gjatë këtij aksidenti në mes tri veturave janë lenduar edhe 10 (dhjetë) përsona tjerë të moshave të ndryshme të cilët kanë qenë në automjetet Mercedes dhe BMW,dhe nga ta tre janë dërguar për në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor nga se lëndimet trupore ishin serioze sipas konstatimit mjekëve.

Rasti do te procedohet  në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit Komunikacionit Rajonal DRP Pejë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)