Aksident trafiku fatal në fshatin Dubravë
Prishtinë, 5 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësiti i Komunikacionit Rajonal pran Drejtorisë Rajonale në Pejë, dje rreth orës 15:45, në rrugën e fshatit Dubravë në Istog, i është përgjigjur një aksidenti komunikacionit me fatalitet dhe lendime të rënda trupore, ku ishte përfshirë vetëm një veturë Mercedes me regjistrim vendor, drejtuar nga J. R. (1952) nga fshati UÇË e Istogut, dhe në veturë ishte edhe bashkëudhëtarja Sh. R. (1956) femër po nga i njëjti fshatë.
Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa vozitësi ishte duke qarkulluar me automjetin e tijë nga drejtim i Istogut në drejtime të Dubraves dhe gjatë qarkullimit në atë rrugë kur arrin përball qendrës së FSK-ës për një moment e humbë kontrollin mbi automjet duke kaluar jashtë rruge në të djathtë, ku si pasoj e kësaj vozitësi dhe pasagjerja e tij kishin marrë lëndime trupore dhe menjëherë nga vendi i ngjarjes ishin dërguar ne QKMF Istog e me pastaj ne Spitalin Rajonal në Pejë.
Kështu që për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marre drejtuesi i automjetit J. R. ka arritur pa shenja jete ne spitalin Rajonal të Pejës, ketë e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal Pejë.
Ndërsa e lënduara (bashkëudhëtarja) është ndaluar për tretman mjekësore ne spital. Për ketë rast është njoftuar prokuroria e shtetit. Trupi i pa jetë tani i te ndjerit J. R. i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.
Rasti do te procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit Komunikacionit Rajonal DRP Pejë.