Aksident trafiku, 2 civil vdesin 4 ushtar të KFOR lëndohen
Prishtinë, 6 mars - Dje rreth orës 10:00 paradite ka ndodhur një aksident rrugor tragjik në mes të një veture të KFOR-it dhe një veture civile, në një rrugë në afërsi të fshatit Trudna.
Sipas raporteve të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it është konfirmuar se dy civilë kanë vdekur dhe katër ushtarë të KFOR-it janë lënduar.
Të gjithë ushtarët e lënduar fillimisht janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe pastaj janë dërguar në spitalet ushtarake në Prizren dhe Bondsteel ku janë duke marrë trajtim mjekësor.
Komandanti i Battle Group Shumëkombësh Qendër, Gjeneral-brigadier Seppo Toivonen, shpreh ngushëllimet e tij për familjet që humbën më të dashurit, duke shpresuar se të gjithë të lënduarit do të shërohen sa më parë.