Aksident rrugor, tre të vdekur dhe pesë të lënduar
Prishtinë, 11 gusht - Tre persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar rëndë mbrëmë rreth orës 22 në aksin rrugorë Kievë -Balicë të komunës së Malishevës.
H. Gashi 38 vjeç, A. Gashi 22 vjeç dhe B. Gashi 8 vjeç po udhëtonin me një automjet të tipit Mercedes dhe sipas informacioneve të policisë shoferi nuk ka mundur të përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe është përplasur me një furgon, që vinte në anën e kundërt të aksit rrugorë.
Ditët e fundit aksidentet në rrugët e vendit tonë janë shtuar, varësisht planit operativ të policisë për fat të keq këto ditë ka pasur mjaft aksidente me pasoja fatale, pohon zëdhënësi Berisha.
Brenda dy javësh në komunën e malishevës kanë ndodhur dy aksidente me pasoja të rënda, si në njerëz ashtu edhe automjete. Në aksidentin e mbrëmshëm, janë lënduar rënd edhe pesë udhëtarë, të cilët janë dërguar urgjentisht në QKUK për trajtim mjekësor.
Komandanti i Trafikut Rajonal me hetues kanë bërë hetime në vendin e ngjarjes, ku i pranishëm ishte edhe prokurori.Tre trupat e pajetë janë dërguar në QKUK-për autopsi.