29 Prill 2024

Aksident në rrugen Kukës-Kalimash, dy të vdekur nga Kosova

Kukës, 12 korrik - Dy të vdekur nga e njëjta familje dhe një e plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në aksin rrugor Kukës-Kalimash.

Viktimat janë identifikuar si Urata Kurti 10-vjeçe dhe Agim Kurti 54-vjeç, ndërkohë që mësohet se kryefamiljarja, Agime Kurti pas aksidentit u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit, ku thuhet të jetë në rrezik jete.

Nga hetimet paraprake mësohet se familja kosovare udhëtonte nga Mitrovica drejt Shqipërisë për pushime verore, por shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që automjeti Wolsvagen, me të cilin ata udhëtonin, të dalë nga rruga dhe të përplaset me anësoret, për të përfunduar në një kanal, transmeton Balkanweb.

Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)