Aksident në magjistralen Suharekë – Shtimje, tre të vdekur
Suharekë, 16 mars - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 12:30, të datës 16 mars 2019.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Suharekë – Shtimje, ne vendin e quajtur te Giri komuna e Suharekë.
Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarës kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H 1996, dhe dy pasagjeri e automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (nje) pasagjere qe ka qen ne kamionët.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plot dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasoj shkakton aksident trafiku me fatalitet.
Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.
Me urdhër te prokurorit te shteti vozitësi i kamionit ndalohet për 48 ore.
Policia e Kosovës edhe një herë KERKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje!