Aksident në autostradën Vermicë-Duhel, dy të vdekur

Prishtinë, 21 gusht - Dy person kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore mbrëmë në autostradën Vermicë-Duhel, pasi që vetura me të cilën po udhëtonin është përplasur.
Policia ka bërë të ditur se makina e tipit Ford GFJ, që po udhëtonte në autostradë, për shkaqe teknike shpërthimit të gomës së parë doli nga rruga dhe u rrokullis.
Si pasojë dy viktimat, pasagjeri dhe një femër nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë.
Ndërsa i dyshuari i aksidentit dhe një pasagjere tjetër nga ky aksident, kanë pësuar lëndime të lehta trupore