02 Maj 2024

Aksident komunikacioni në Gjakovë, 5 në Gjakovë të vdekur

Prishtinë, 25 korrik - Pesë persona kanë mbetur të vdekur, dhe dy janë lënduar, në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të hënën rreth orës tre të mëngjesit në fshatin Lugbunar, 5 kilometra në lindje të Gjakovës, kur janë përplasur një veturë dhe një autobus.
 
Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së veturës `Mercedes`, në të cilën ndodheshin viktimat, me një autobus.

Vozitësi David Thaçi si dhe bashkëudhëtarët e tij, të gjithë familjarë kanë mbetur të vdekur në vend.

Vdekja në vend e tyre është konfirmuar edhe nga ekipi i mjekëve të cilët kishin dalë në vendin e ngjarjës disa çaste më vonë.

Ndërsa kanë shpëtuar me lëndime Anton Thaçi dhe Marte Thaçi, të cilët janë hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Gjakovë. Sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Të shtatë personat ishin në automjetin e aksidentuar. Të gjitha viktimat janë nga Gllogjani i Pejës, ndërsa po ktheheshin nga një dasmë që e kishin organizuar në një lokal afër Gjakovës.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,  Hashim Thaci i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Thaçi nga Gllogjani i Pejës pas fatkeqësisë së rënd të komunikacionit që ka ndodhur sot ne fshatin Lugbunar, ku pesë veta kanë mbetur të vdekur.

\"Me dhembje të thellë mësuam lajmin për fatkeqësinë e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur sot heret ne mëngjes ku kanë humbur jetën pesë anëtarë të familjes suaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh Juve familje Thaçi ngushëllimet e sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë.\'

\"Të lënduarve në këtë fatkeqësi të rëndë u dëshiroj shërim të sukseshëm dhe kthim në familjet e tyre. Në këto momente të vështira do tu jemi pranë dhe bashkëndjejmë dhembjen e madhe të humbjes së më të dashurëve tuaj. Më këtë rast u bëjë thirrje të gjithëve por veçmas organeve të trafikut që të bëjnë gjithëçka që është  e mundur që të zvoglohen fatëkeqësitë dhe humbja e jetëve të njerëzve në rrugët tona\", thuhet ne telegramngushllimin e Hashim Thaçit Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)