10 Maj 2024

Aksident komunikacioni fatal në fshatin Rixhevë

Prishtinë, 9 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rrethe orës 14.20 policia është informuar se në fshatin Rixhevë komuna Klinë,kishte ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet,lëndime te renda dhe dëme te mëdha materiale.

Në ketë aksident ishte i përfshire automjeti Opel Corsa,me ngjyre te zeze,i drejtuar nga i dyshuari shtetas i Kosovës, Sylë B. ,dhe automjeti Audi 89,me ngjyre te hirit,i drejtuar nga viktima Fejzë V. (1991).

Deri te aksident kishte ardhur për deri sa  i dyshuari ishte duke qarkulluar ne aksin rrugor Prishtinë-Pejë,dhe gjate qarkullimit në rrugë kur arrin ne fshatin Rixhevë duke mos e mbajtur krahun e vete të lëvizjes kalon në krahun e kundërt të lëvizjes , dhe gjatë këtij kalimi është goditur nga automjeti i viktimës Fejzë V., qe ishte duke qarkulluar nga drejtimi i kundërt.

Si pasojë e kësaj, si i dyshuari dhe viktima kishin marre lëndime të rënda trupore,ku i dyshuari menjëherë ishte dërguar për në QKUK Prishtine,dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë,ndërsa viktima së pari ishte dërguar në spitalin rajonal Peje,e  me pas është dërguar ne QKUK Prishtine për shkak te lëndimeve te renda qe ka pësuar.Dëmet materiale janë te konsiderueshme.

Për ketë rast është njoftuar edhe Prokurori kompetent Peje,i cili ka marr pjesën në këqyrje të vendit te ngjarjes së bashku me njësitin përkatës të hetimeve për aksidentet në komunikacionin rrugor .

Trupi i pa jetë i të dyshuarit te rastit (tani  i ndjeri),me urdhrin e Prokurorit ju është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)