16 Janar 2025

Aksident i rëndë rrugor në Prishtinë, një i vdekur, 6 të plagosur

Prishtinë, 1 nëntor - Një 29-vjeçar nga Prishtina ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur në qendër të Prishtinës, në orët e para të së dielës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, afër objektit të Postës kryesore të Prishtinës. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit “Hunday”, që dyshohet se ka qenë shkaktar i këtij aksidenti, duke e tejkaluar limitin e shpejtësisë së lejuar.

Zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti tha për Top Channel se, të dy automjetet e përshira; njëra e tipit “Hunday” dhe tjetra e tipit “Golf”; kanë qenë në lëvizje.

Ndërkohë si pasojë e goditjes, drejtuesi i makinës “Golf 4”, i identifikuar me inicialet M.B., i lindur më 1986-n, ka humbur jetën, ndërsa 6 udhëtarët e tjerë, 2 femra dhe 4 meshkuj kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)