Aksident i rëndë në Itali, vdesin tre shqiptarët
Sipas mediave italiane Rilind Zenunaj, 21 vjeç, Besim Tafilaj, 34 vjeç dhe Kamber Tafilaj, 48 vjeç, po udhëtonin me një kamionçinë tip Merzedes-Benz, kur në një moment automjeti humbi kontrollin dhe doli në korsinë tjetër të rrugës, duke u përplasur me një kamion Iveco.
Të dy makinat janë shkatërruar dhe veç tre kosovarëve, i vdekur ka mbetur dhe italiani 47-vjeçar, Massimo Bergomi.
Shoferi i kamionit, sipas autoriteteve policore lokale, ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.