Aksident fatal në komunikacion, 1 i vdekur dhe 5 persona të lënduar
Istog, 7 tetor - Dje rreth orës 22.07, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Istog, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, lëndime dhe dëme materiale.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete të udhëtarëve, Audi b8 me ngjyrë të kaltër metalike, targa regjistrimi vendor, i drejtuar nga i dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës M. R. (1977) dhe automjeti VW Passat me ngjyrë të zezë, targa regjistrimi vendor, i drejtuar nga viktima R. Z. (1977).
Sipas hetimeve në vendngjarje deri tek aksidenti kishte ardhur përderisa i dyshuari ishte duke qarkulluar në rrugën Dëshmorët e Kombit në Istog nga drejtimi i Istogut në drejtim të fshatit Gurrakoc dhe gjatë qarkullimit në atë rrugë hyn në tejkalim në mënyrë të pakujdesshme duke e goditur automjetin VW Passat i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i kundërt.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime kishin marrë i dyshuari M. R. dhe viktima R. Z. me pasagjerët shtetas shqiptarë, S. Z. (1971), F. Z. (1993), F. Z. (2003) dhe L. Z. (2005), të cilët nga vendi i ngjarjes ishin dërguar në QKMF Istog, më pastaj në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.
Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor të këtij spitali, viktima R. Z. ka humbur jetën, pra ka vdekur në këtë spital, kurse pasagjerët e lënduar që ishin në automjet me të (viktimën), kanë mbetur të shtrirë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa i dyshuari pasi që kishte marrë tretman të duhur mjekësor është liruar nga spitali dhe me vendim të prokurores së shtetit është ndaluar për veprën penale rrezikimi i trafikut publik.
Trupi i pajetë tani i të ndjerit me kërkesën e familjarëve dhe me konsultimin e prokurores së çështjes, i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Rasti hetohet nga njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRRT Pejë.