03 Maj 2024

AKSH kërcënon se do veprojë në veri

Prishtinë, 10 prill - Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), nëpërmjet një komunikate, të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, ka konfirmuar qëndrimin për rishikimin e vendimit të mëhershëm të AKSH-së për të mos vepruar edhe në Kosovë, pas sulmit me eksploziv ndaj familjes Haradinaj te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, me ç’rast u vra mizorisht Selver Haradinaj, ndërsa u plagosen fëmijët e tij.

“Ne ripërsërisim se vërtet AKSH-ja nuk vepron në Kosovë dhe në Shqipëri, por tani do ta rishikojmë vendimin për Kosovën”, thuhet në fillim të komunikatës, e cila gazetës i është dërguar nëpërmes të postes elektronike, shkresa nr.5/2012, e datës 8 prill 2012.

“Pas ngjarjes tronditëse në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë, urgjentisht është mbledhur Shtabi i Përgjithshëm i AKSHsë, në mënyrë që ta dënojë këtë akt qyqar, akt ky që ka për qëllim të dëmtojë, të shqetësojë dhe ta frikësojë popullatën shqiptare për qëllime që vetëm ata që e kanë bërë këtë akt e dinë qëllimin e vërtetë”, thuhet në kumtesë.

Në saje të mosekzistimit të sigurisë së duhur, siç thuhet më tej në reagim, AKSH u drejtohet institucioneve të Kosovës, që urgjentisht ta zbulojnë kryesin, apo kryesit e kësaj vepre qyqare dhe ndaj tyre të marrin masa përkatëse.

“Të merren masa mbrojtëse sigurie për popullatën e pambrojtur në gjithë hapësirën veriore të Kosovës, duke dëshmuar me masa konkrete, prandaj u bëjmë thirrje strukturave ndërkombëtare, duke filluar nga NATO, EULEX-i dhe struktura përkatëse të saj, të veprojnë në kuadër të mandatit që kanë përpara popullit të Kosovës, t’i marrin seriozisht veprimet e strukturave kriminale ushtarake-policore të Serbisë, të instaluara në Kosovë. Në të kundërtën, AKSH është e detyruar të rishikojë vendimet e veta”, thuhet në reagim.

AKSH, siç thuhet më tej në komunikatë, “duke dashur t’u mbetet besnike vendimeve të mëhershme se nuk vepron në Kosovë dhe në Shqipëri, do të dëshironim të na besohet se kësaj radhe AKSH-ja është shtrënguar t’i rishikojë vendimet e saj të veprimit në Kosovë, në mënyrë që ekstremizmin serbosllav ta shuajë nga territori i Kosovës”, përfundon komunikata e nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)