15 Janar 2025

Akreditohen laboratori i ADN-së dhe për analiza kimike të narkotikëve

Prishtinë, 21 maj - Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë u mbajt ceremonia e akreditimit të laboratorit të ADN-së dhe laboratorit për analizë kimike të narkotikëve.

Me këtë rast, Agjencia e Kosovës për Forenzikë për të siguruar që ekspertizat forenzike janë të sigurta, të besueshme dhe të kualitetit të lartë, ka fituar akreditimin me ISO 17025 për laboratorin e ADN-së dhe laboratorin për analizë kimike të narkotikëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, tha se me arritjen e këtij standardi ndërkombëtar për laboratorët testues, siç janë këto dy laboratorë të akredituara, ka bërë që të jetë një aktor i besueshëm në tregun global të botës moderne, ku për një bashkëpunim institucional ndërmjet shteteve dhe institucioneve relevante, është shumë e rëndësishme akreditimi i profileve të veçanta.

“Me akreditimin e këtyre dy laboratorëve bëhet e mundur ekspertimi i shumë rasteve që janë të lidhur me krimet e rënda në Kosovë, duke ulur koston e lartë të këtyre ekspertimeve, jashtë vendit, si dhe duke rritur kapacitetin bashkëpunues me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për luftimin e kriminalitetit”, tha ministri Hyseni.

Ndërsa kryeshefi i AKF-së, z. Blerim Olluri, AKF tha se deri te akreditimi i këtyre laboratorëve, stafi profesional dhe udhëheqës i AKF-së ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë, të punës intensive dhe përkushtimit të lartë, duke filluar nga specializimi i stafit shkencor, përgatitja e laboratorëve me pajisje moderne dhe harmonizimi i teknikave dhe metodave më të reja bashkëkohore, për ekspertime të ADN-së dhe analiza kimike të narkotikëve.  

Arritja e kompetencës apo akreditimit është garanci qe siguron cilësinë, transparencën, besueshmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë laboratorët apo institucionet  që arrijnë te realizojnë akreditimin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)