22 Dhjetor 2024

AKR, Duhet bërë Ligji për prejardhjen e pasurisë

Prishtinë, 15 qershor - Aleanca Kosova e Re (AKR) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të krijojë infrastrukturën e nevojshme ligjore, me theks të veçantë ligjin për prejardhjen e pasurisë si dhe ligjet e tjera përcjellëse të cilat do të ndihmonin organet gjegjëse. 

Selami Shkodra Anëtar i Kryesisë  së AKR-së si ekspert i çështjeve Juridiko-ligjore, ka deklaruar se shkalla e kënaqshmërisë  në gjykatat e Kosovës është shumë e ultë (20 %), duke i bërë ato institucionet me renditjen më të ultë në kuptimin e shkallës së kënaqëshmërisë. 

"Gjendja e deritashme në sistemin gjyqësor tregon se shumë lëndë mbesin të pazgjidhura ose nuk zgjidhen brenda një afati të arsyeshëm kohor për shkak të menaxhimit të dobët të tyre nga ana e administratës së gjykatës, për shkak të mos- fillimit me kohë të gjykimeve, për shkak të mosardhjes së palëve etj. Gjithashtu edhe aspekte të tjetra që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor janë korrupsioni dhe keqmenaxhimin i gjyqtarëve. Kemi edhe një varg parregullsish dhe shkeljesh të tjera gjatë gjykimeve që mbahen", ka deklaruar Shkodra.

Shkeljet sipas tij kanë të bëjnë dhe mund të kualifikohen në shkelje të rëndësisë absolute, relative por edhe vërejtje në kuptim të keq-menaxhimit të rolit të gjykatësve dhe administratës gjyqësore dhe proceseve që ndodhin aty në përgjithësi.

Qëndrimi i AKR-së lidhur me paratë e trustit Pensional të Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë ky: Këto fonde janë djersa e brezave të shumtë të kosovarëve në vite dhe jo paratë e një qeverie të vetme. Prandaj ato nuk duhet të hyjnë në kasën e qeverive dhe sidomos të atyre qeverive që deri më tani nuk kanë gjeneruar begati për qytetarin e Kosovës, përkundrazi e kanë varfëruar atë, për shkak të neglizhencës së tyre, mungesës së përgjegjësisë dhe profesionalizmit të tyre në një proces privatizimi tejet të diskutueshëm. Këto fonde duhet të shfrytëzohen me vëmendje për të gjeneruar zhvillim të Kosovës në dobi të qytetarëve të vendit tonë.

Me rastin e shënimit të  dyvjetorit të hyrjes në  fuqi të Kushtetutës së  Kosovës, AKR, vlerëson se kjo Kushtetutë  është cenuar në vazhdimësi, nga mungesa e fuqizimit të  mekanizmave demokratik institucional të cilët do të ndikonin në zbatimin e tërësishëm të Kushtetutës së Kosovës. Në qeverisjen e AKR-së do të shfrytëzoheshin të gjitha format demokratike për të shtrirë autoritetin kushtetues në tërë territorin e vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)