AKKK mban një tryezë në përkrahje të lirimit të Ramush Haradinaj
Prishtinë, 24 shkurt - Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, organizon sot tryezë shkencore me titull Krimet kundër njerëzimit të sansksionuara me të drejtën ndërkombëtare penale si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës në Republikën e Kosovës 1998-1999.
Kjo konferencë mbahet në kuadër të aktiviteteve të shumta solidarizuese dhe në përkrahje të lirimit të shpejt të z. Ramush Haradinaj.
Temat në këtë tryeze shkencore do ti prezantojnë profesorët: Prof. Dr. Muhamet Kelmendi, Prof. Dr. Zejnullah Gruda, Prof. Dr. Ismet Salihu, Prof. Dr. Rexhep Murati, Prof. Dr. Riza Smaka, Prof. Dr. Azem Hajdari, Prof. Dr. Nusret Pllana, Prof. Dr. Mersim Maksuti, Dr. Jeton Kelmendi, Prof. Dr. Avni Islami dhe Mrsc. Donik Sallova.