AKI kthen Erionin nga Siria
Prishtinë, 15 tetor - Djaloshi 8-vjeçar Erion Sina, pas 100-ditësh në fronte të ashpra të luftës në Siri është kthyer sot në Kosovë.
Kthimi i tij u bë pas përpjekjeve të familjes dhe të autoriteteve kosovare.
Djali i vogël është pritur në aeroport nga presidentja Atifete Jahjaga.
Jahjaga tha se institucionet e sigurisë së Kosovës bënë ç\'është e mundur që djali të kthehet pranë familjes dhe falë punës së palodhur arritën ta kryejnë me sukses punën e tyre.
Presidentja apeloi që të gjithë kosovarët të mos shkojnë në luftëra të huaja.
Erioni i është bashkangjitur familjes dhe nënës së tij Pranvera, e cila kishte disa muaj që po e kërkonte.
Djali ishte marrë 8-muaj më parë nga babai, i cili ishte nisur për të luftuar në Siri.