06 Maj 2024

AKI konfirmon përfshirjen e pjesëtarit të saj në vjedhje

Prishtinë, 22 shkurt - Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ia ka konfirmuar Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së se pjesëtari i këtij shërbimi ishte i përfshirë në vjedhjen e bankës NLB në Prishtinë.

Zëvendëskryetari i këtij Komisioni, Fadil Demaku ka deklaruar, se sipas procedurave të rregullta ky pjesëtar është suspenduar dhe pritet që rasti i tij të sqarohet nga organet e drejtësisë.

“Komisioni ka kërkuar nga AKI-ja sqarime për këtë rast, dhe ata na kanë njoftuar se personi i përfshirë në këtë akt të vjedhjes ishte roje sigurimi”, ka thënë Demaku.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor, AKI pritet të ndërmarrë masa të mëtejshme, duke përfshirë edhe largimin nga puna të punëtorit, nëse vërtetohet fajësia e tij.

Ky skandal ka nisur të përflitet në publik, pasi që Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmjen e së enjtes, të cilët dyshohet se një ditë më parë grabitën 13.000 euro në një nga filialet e bankës NLB në Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)