AKI-ja filtron personelin në MPB
Prishtinë, 5 janar - Besnik Berisha, i cili nga muaji nëntor është pezulluar nga detyra e drejtorit të Departamentit të prodhimit të dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), është ndër viktimat e para të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Edhe sikur hetimet rreth skandalit të pasaportave ta nxjerrin të pafajshëm, ai nuk do të mund të kthehet aty ku ka punuar për shkak se spiunët e shtetit kanë ardhur në përfundim se nuk është i besueshëm për të pasur qasje në dokumente konfidenciale.
E dokumentet personale konsiderohen si të tilla.
Agjentët e AKI-së e kanë dhënë vlerësimin për Berishën, pas verifikimit të formularit për certifikimin e sigurisë, të cilin e ka plotësuar ai e të cilin do ta plotësojnë edhe rreth 10 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Çka thonë për verifikimin e pjesëtarëve të PK-së deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të komisioneve për mbikëqyrjen e AKI-së dhe atij për siguri, dhe pse anëtari i grupit që do të mbikëqyrë procesin e verifikimit të zyrtarëve të MPB-së, Rexhep Selimi mendon se procesit të verifikimit më parë duhet ti nënshtrohen edhe vetë anëtarët e AKI-së, a mund të ketë eliminime në polici dhe sa ka lidhje AKI-ja me SHIK-un.
/koha ditore/