Akademia e Kosovës për Siguri Publike akreditohet nga IADLES
Prishtinë, 16 maj - Akademia e Kosovës për Siguri Publike është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST).
Pas një vizite një javore fakte mbledhëse nga dt. 30 prill- 3 maj 2018 të Ekipit të Ekspertëve Vlerësues nga Asociacionit Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, IADLEST), ka njoftuar se Akademia ka fituar akreditim ndërkombëtarë.
Kjo është hera e parë që Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST), bënë vlerësim dhe akreditim ndërkombëtar jashtë SHBA-ve. Akademia e Kosovës për Siguri Publike është institucioni i parë në regjion dhe më gjerë me status të Institucionit me Akreditim Ndërkombëtarë.
Ndryshe IADLEST ofron shërbime shtesë të ndërtuara për të rritur dhe për të përmirësuar kuadrin e programeve të trajnimit thelbësor për suksesin e komunitetit të zbatimit të ligjit.
Këto shërbime përfshijnë sigurimin kritik post-vlerësimin, reagime dhe përmirësimet, rekomandime ofruesve të trajnimit si pjesë e shërbimit të Akreditimit, ndarjen e praktikave më të mira nëpërmjet shërbimit Standardeve Model, duke u fokusuar si një mjet për të përmirësuar trajnimet nëpërmjet shërbimit të Auditimit .